Loading…
Diss-i i Eminem na ka zbuluar padashje lidhjen që ai ka me Rihannën
  • 20/09/2018 | 23:03

...

Kënga e re e reperit, e cila është në fakt përgjigja që ai i ka dhënë diss-i të “kundërshtarit” të tij Machine Gun Kelly, thotë shumë gjëra por ajo që ka ngritur shumë pyetje për fansat e tij është një pjesë ku ai përmend dhe Rihannën.


Në tekstin në fjalë ai thotë se “Rihanna sapo më dërgoi një mesazh, mbrëmjen e kaluar i lashë disa shenja në qafë” duke ju përgjigjur kështu pjesës së këngës “Rap Devil” ku MGK i thoshte “Ti je ai i cili kishe frikë ti kërkojë Rihannës numrin e saj”.

Arsyet pse fansat janë konfuzë janë dy. E para është se pse ishte e nevojshme që dy reperët të përmendin dhe artisten e hitit “Diamonds” në luftën midis tyre.

Dhe e dyta e më e rëndësishmja çfarë është duke ndodhur në të vërtetë mes Eminem dhe Rihannës, a do të thonë fjalët e tij që ata frekuentojnë njëri tjetrin.

E dimë që ata kanë disa bashkëpunime të suksesshme por që të kishin një histori tjetër përveç kësaj s’na e prsite mendja sepse Eminem nuk duket si tipi i saj.

Komentet kanë qenë të shumta  sidomos në rrjetin social Twitter ku njerëzit kanë thënë se nuk mund ta injorojnë faktin që diçka është duke ndodhur midis tyre ndërkohë që për disa të tjerë nuk është çudi sepse Rihanna ka thënë gjithmonë se “Eminem është një nga njerëzit e saj të preferuar në botë”.

Ndërkohë producentja Samantha Ronson është shprehur se “Rihanna po drejton një perandori, nuk ka kohë të merret me Eminem” dhe sigurisht komentet e saj kanë mërzitur fansat e reperit, të cilët nuk e dinë për çfarë të mërziten më parë në këtë situatë me thënë të drejtën.

Do ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë, një lidhje midis këtyre artistëve, po gjithsesi ju e dini që gjysma e gjërave që thonë reperat nëpër diss-et e tyre nuk janë të vërteta. /Blitz.al/

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë