Loading…
Dita Ndërkombëtare e Përkthimit: Ju sjellim aplikacionet më të mira për këtë qëllim
  • 30/09/2017 | 19:09

...

30 shtatori është Dita Ndërkombëtare e Përkthimit, që shënohet në nderim të Jeronimit, historian e prift që vdiq në vitin 420 pas Krishtit, e që kishte sjellë Biblën nga gjuha latine në atë greke, transmeton Gazeta Metro.


Me rastin e kësaj dite, ne ju sjellim 5 aplikacione ideale të telefonave të mençur që mund t’i përdorni për përkthim.

Microsoft Translator

Ky aplikacion është ndër më të vlerësuarit në sistemet iOS dhe Android, madje ka edhe një version për Windows Phone. Aplikacioni ka kapacitet të përkthejë 60 gjuhë përmes tekstit e fotografisë.

iTranslate

Me këtë aplikacion mund të përktheni deri në 90 gjuhë të botës. Aplikacioni është shkarkuar rreth 10 milionë herë nga përdoruesit e platformës Google Play.

Google Translate

Padyshim aplikacioni më i famshëm për përkthim, Google Translate është shkarkuar 1 miliardë herë nga Google Play dhe mund të përkthejë 103 gjuhë me tekst e 20 përmes zërit.

Speak and Translate

100 gjuhë përmes tekstit e 54 të tjera përmes zërit mund të përkthejë edhe aplikacioni Speak and Translate. Aplikacioni vlerësohet me notën 4.4 nga 5 nga përdoruesit e Apple. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë