Loading…
Ditët në vijim do sjellin mot më të butë
  • Jan 11, 2017 | 18:11

...

Pas të ftohtit të madh që preku Kosovën, ku temperaturat zbritën deri në -26 gradë Celsius, ditët në vijim pritet një rritje e përkohshme e temperaturave.


Sipas Prishtina Weather që nga dita e premte një vorbull ciklonike nga Atlantiku do të sjellë në fundjavë mundësi për reshje të përziera shiu dhe bore.

Edhe gjatë ditës së sotme në aeroportin e Prishtinës u shënuan temperatura të ulëta, me minimale prej -21C., transmeton gazetametro.net

Kurse, ditën e enjte do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me mëngjes shumë të fohtë, e në vise të ulëta me mundësi edhe për mjegull. Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht me vransira por që temperaturat maksimale do të rriten edhe mbi 0C. Në mbrëmje vende-vende priten reshje të dobëta shiu dhe bore, si dhe shi i akullt, të cilat do të vazhdojnë edhe mëngjesin e së shtunës, ku më vonë gjatë ditës me kalimin e vorbullës ciklonike mbi rajon dhe depërtimit të masave të ftohta ajrore do të shndërrohen në rrebeshe të dobëta bore.

Sipas parashikimeve të fundit, në fillim të javës së ardhshme pritet të mbajë mot i ftohtë dhe kohë pas kohe me reshje bore, por që temperaturat nuk do zbresin thellë në vlera ekstreme.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje në ditët në vijim, ku minimalet do të rriten nga -15C, të enjten, në -2C, të shtunën, e ato maksimale nga -2C deri në +2C, transmeton gazetametro.net

Era do të fryejë mesatarisht e fortë nga ana jugore 2-13m/s, e nga dita e shtunë nga ana veriore 4-14m/s.
Shtypja atmosferike të enjten do të shënojë rritje, por nga e premta do të zbresë dukshëm nën vlera normale. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë