Loading…
DJ i njohur botëror e mikson ezanin dhe e bën ritëm për vallëzim |VIDEO
  • 10/07/2018 | 19:42

...

Dj i njohur botëror, Solomun, ka bërë miksimin e ezanit me një muzikë tjetër dhe e ka bërë ritëm për vallëzim.


Solomun e ka lëshuar miksin muzikor gjatë Festivalit Kappa Futur Festival, të mbajtur në Turin të Italisë.

Mirëpo, si kjo duket të ketë lënduar ndjenjat e besimtarëve myslimanë, për çka edhe ka ngjallur reagime nga ana e tyre, transmeton gazetametro.net

Kjo sepse Solomun u detyrua të kërkojë falje për atë që ka ndodhur në Festivalin e mbajtur në Itali. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Solomun kërkoi falje dhe e tha se ajo që ka ndodhur ka qenë një gabim i madh.

“Me gjithë zemrën time dua të kërkoj falje për lëndimin e ndjenjave fetare”, shkroi Solomon. “Jam vetë një person fetar, dhe nuk kam pasur qëllime të këqija. Jam thellësisht i turpëruar që ka ndodhur kjo…Muzika është aty për të lidhur njerëzit me njëri tjetrin, dhe kështu ka qenë gjithmonë për mua…Jam i dëshpëruar dhe përplot me pikëllim që nuk e arrita këtë të shtunën e kaluar”, shkroi Solomun. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë