Motra i ka xhiruar të gjitha. Një nënë nga Teksasi (ShBA) është bërë sensacion në internet pasi që i biri i saj 13-vjeçar e ka vjedhur BMW-në e ri. Dhe është përpjekur që të mos e bëjë më
Liza Campero ka publikuar në Twitter tërë procesin në të cilin e ëma e saj e ka kërkuar vëllain Aaron (13), i cili me makinën e re ka shkuar tek mikesha e tij, transmeton gazetametro.net.
Campero, nga El Paso, ka zbuluar se Aaroni e ka çkyçur Wi-Fi-në në shtëpi që nëna nëpërmjet kamerave të mos e vërejë se e ka marrë makinën.
Pas kësaj ka shkuar të mikesha për një ngarje të re.
“Ai po shëtitej me miqtë, ndërsa ne e kërkonim rrugëve. Filluam nga shtëpia e mikeshës së tij”, ka thënë Campero në Snapchat, deri sa me të ëmën po e kërkonin vëllain.
Ajo në Twitter ka shkruar se nëna e ka marrë rripin që “t’ia kuqë bythës”.
Atë çast nëna ka kuptuar se në cilin drejtim po lëviz dhe është nisur andej. E ka vërejtur BMW-në e saj, e ka hapur dritaren e makinës dhe ka përtitur: ‘Ndalu!’
Rip to my brother 😂 pic.twitter.com/Q15pT2Sx06
— Lizaconda♛ (@LilaaBites) October 12, 2018
https://twitter.com/esegueyrayy/status/1051038796823719942
Ajo ka dalë, e ka marrë rripin dhe është nisur drejt BMW-së. E ka hapur derën dhe ka filluar ta rrahë djalin me rrip.
She made me bring a belt to whoop his ass pic.twitter.com/kQSL8EViRL
— Lizaconda♛ (@LilaaBites) October 12, 2018
Familja Campero përfundimisht ka tërhequr vëmendje në rrjetet shoqërore, ndërsa ky incident argëtues në Twitter është shpërndarë mbi 38 mijë herë.
Campero thotë se kjo nuk është hera e parë që vëllai “vjedh” makinat e shtëpisë, por beson se është e fundit./gazetametro.net