Loading…
Djali e paditë nënën për shkak të publikimit të fotografive në Facebook
  • 12/01/2018 | 12:02

...

Nëna, në mes tjerash, u obligua që t’i fshijë të gjitha fotografitë.


Një italiane u gjet në gjykatë pasi e paditi djali i vet 16 vjeç, dhe gjithë kjo për shkak të fotografive të cilat ajo i kishte publikuar në Facebook.

Gjykata familjare në Romë i ka ndaluar nënës t’i publikojë fotografitë e djalit të vet, dhe nëse e shkelë këtë obligim, do të dënohet me gjobë prej 10.000 eurove, transmeton gazetametro.net.

Djaloshi kishte ngritur padi kundër nënës së vet sepse ajo në rrjetin social kishte publikuar fotografitë e tij pa dijen dhe aprovimin e tij, dhe shumicën e fotografive as që i kishte bërë ajo. Kështu Gjykata familjare në Romë i ka ndaluar nënës t’i publikojë fotografitë e birit të saj, dhe nëse ke shkel këtë obligim kërcënohet me gjobë prej 10.000 eurove.

Prindërit e adoleshentit aktualisht janë në fazën e divorcit, prandaj me siguri kjo edhe ka ndikuar që ai ta bëjë këtë padi. Nëna obligohet t’i fshijë të gjitha fotografitë, xhirimet dhe publikimet të cilat janë në lidhje me djalin e saj./gazetametro.net.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë