Loading…
Djali i Cimës, këngë me sharkia dhe gjuan me pistoletë si politikanët
  • 11/02/2018 | 21:18

...

Artan Thaçi, djali i humoristit Rasim Thaçi – Cima, ka ironizuar me politikanët e Kosovës, të cilët parapëlqejnë të shkojnë nëpër oda, ku festojnë me këngë me sharkia dhe më pas gjuajnë me armë nga dritarja.


Artani, bashkë me një shok të tij kanë realizuar një video ku ai bëhet kinse po gjuan me pistoletë nga dritarja, derisa miku i tij, i improvizon krismat duke qëlluar me dorë një shishe plastike, shkruan Gazeta Metro.

Kohë më parë ishte ministri Dardan Gashi, që në odë të Fatmir Limajt kishte shtënë nga dritarja me pistoletë. Në të njëjtën odë, por me kallashnikov kishte shtënë Endrit Shala, këshilltar i zv.kryeministrit Fatmir Limaj.

Ndërsa, së fundmi me pistoletë nga dritarja e një ode ishte shtënë edhe në Skenderaj ku ishte prezentë ish kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.

Këtë lloj festimi, nuk e kishte kundërshtuar as kryeministri Ramush Haradinaj. Për më tepër ai kishte përkrahur këtë, duke e quajtur traditë shqiptare. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë