Loading…
Djali i Pablo Escobar: Babai im ishte një terrorist jo një model, mos bëni si ai (Foto)
  • 12/09/2017 | 23:35

...

Juan Pablo Escobar Henao, djali i trafikantit më të madh në botë të drogës Paolo Escobar u ka dërguar një apel të gjithë të rinjve: “Mos bëni si im atë. Mos e hidhni poshtë jetën.


Ishte një terrorist, jo një model. Ishin filmat serialë që e transformuan në një hero”-është shprehur djali i bosit të drogës. Ai ka ndërruar identitet dhe tani quhet Sebastian Marroquin , jeton në Buenos Aires ku punon si arkitekt dhe shkrimtar.

Ai është përpekur për të takuar të gjithë familjarët e viktimave të babait të tij, të cilëve u ka kërkuar falje për ato që babai i tij ka bërë.
“Pas vdekjes së tij, nënës sime iu desh të negocionte me rivalët e Kartelit Cali: e gjithë pasuria e tij që të shpëtonim. Është i vetmi motiv pse jemi ende këtu”-është shprehur ai.


Ai më tej ka kritikuar ashpër producentët e filmit mbi babain e tij, që mendon se ky film-serial ka plot gabime.
“Madje i kam kontaktuar. Nuk më janë përgjigjur. Autorët e atij filmi nuk janë të interesuar për versionin e DEA-s dhe të CIA-s që e dinë si kanë shkuar ngjarjet”-ka deklaruar djali i Escobarit./

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë