Loading…
Dje duhej të ishtë në burg, deputetët sot nuk ia marrin mandatin Gruevskit
  • 09/11/2018 | 15:12

...

Vendimi i sotshëm i deputetëve që t’ia marrin mandatin Gruevskit megjithatë nuk e shtynë ekzekutimin e dënimit ndaj tij

Në seancën e sotme kuvendore ku si pikë e parë të rendit të ditës ishte marrja e mandatit deputetit Nikolla Gruevski, asnjëri nga deputetët nuk u paraqit për fjalë, kështu që propozimi i Komisionit për Çështje të Mandati dhe Imunitetit kaloi menjëherë në votim.

Pro votuan 58 deputet, ndërsa kundër marrjes së mandatit ishin 29 deputetë të VMRO-së. Përveç deputetëve të LSDM-së, pro marrjes së mandatit deputetit Gruevski votuan edhe Ali Ahmeti dhe Artan Grubi nga BDI të cilët ishin prezent në seancë gjatë aktit të votimit.

Ndërkohë që deputetë e përjashtuar kohë më parë nga VMRO-DPMNE-ja nuk morën pjesë në seancë.

Mandati deputetit mund ti merret me 2/3 e votave.

Vendimi i sotshëm i deputetëve që t’ia marrin mandatin Gruevskit megjithatë nuk e shtynë ekzekutimin e dënimit ndaj tij, njofton REL.

Më herët, kryeministri e lideri i VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevski dje është dashur të paraqitet në vuajtje të dënimit me burg, por ai dhe avoketët e tij kanë parashtruar ankesë kundër vendimit të gjykatësit për ekzekutimin e sanksioneve, i cili vepron sipas lëndës.

REL citon kumtesën nga gjykata, sipas të cilës prej sot rrjedh afati prej tri ditësh në të cilat Këshilli penal duhe të marrë vendim rreth ankesave./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë