Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka paralajmëruar se bisedimet teknike më Kosovën do të vazhdojnë shumë shpejt.
Duke folur për bashkëpunimin me autoritetet e shtetit të Kosovës lidhur me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanovic, ai ka thënë se pritet të konfirmohet data e takimit, transmeton GazetaMetro.net
“Andaj tan që ka ardhur deri të ky lloj bashkëpunimit për këtë hetim, mendoj se në 3 javët e ardhshme, kur së bashku të konfirmojmë datën, do të kemi një takim të ri për dialog rreth çështjeve teknike”, ka thënë Djuric.
Gjatë vitit 2018 pritet të nis dialogu ndërmjet drejtuesve më të lartë të dy shteteve, për arritjen e një marrëveshje të detyrueshme të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës. /gazetametro.net