Gazetari Basir Çollaku i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se aktorët të rëndësishëm të pushtetit janë angazhuar ditët e fundit në lidhje me procesin gjyqësor që pritet të nisë në Itali për grupin e Habilajve.
Pjesë nga debati:
Çollaku: Jam duke thënë se kjo histori e trafikut të drogës është zbuluar vetëm pjesërisht. Ka aktor të pushtetit të sotëm, të cilët janë angazhuar prej dy-tre ditësh intensivisht në këtë çështje për të bërë që gjërat të ndodhin ndryshe. Këto emra do të dalin, unë do t’i nxjerr edhe me emra, edhe me shkresa, që janë edhe në Shqipëri dhe do të dalin se cilat janë lidhjet e këtyre zyrtarëve me trafikantët e drogës që janë në kërkim.
Ndërsa me herët, gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi tha se avokati i Nezar Seitajt ka paralajmëruar gazetarin Basrin Çollaku se do ta denonconte.
Kepi: Unë kam zhvilluar një bisedë sot në mbrëmjen me avokatin e Nezar Seitajt, njëkohësisht avokati i Moisi Habilajt. Më kërkoi të informoj zt. Basri Çollakut që të mos përhapin “fake news” pasi ai dhe familja e zt.Seitaj po përgatisin një paralajmërim për denoncim për shpifje për lajmin e përhapur sot. Ai ma ka kërkuar personalisht.
Çollaku: Kjo është ngjarje që ka kaluar prej kohësh kufijtë e Shqipërisë.
Kepi: Të përhapësh lajmin se ai është bashkëpunëtor i drejtësisë italiane do të thotë të vësh në rrezik jetën e tyre. Familjarët janë të shqetësuar.