Loading…
Do të befasoheni se këpucët e kujt po i shet Bes Kallaku |VIDEO
  • 06/01/2018 | 21:15

...

Humoristi i njohur Bes Kallaku është kthyer me një postim mjaft komik ditën e djeshme.


Me anë të një video të postuar në Instagram, të realizuar nga ai dhe kolegu Erion Isai, ai i ka shkrirë të gjithë së qeshuri.

Video e publikuar e ka gjetur frymëzim nga ngjarjet e fundit politike të zhvilluar në vend, pasi protagonist kanë qenë “këpucët”, sigurisht këpuca e Monika Kryemadhit.

Besi ka dalë në rrugë të shesë këpucë dhe teksa vjen Erioni që e pyet për çmimet, një këpucë tjetër i fluturon nga dritarja.

Teksa Erioni e pyet nëse ka shtëpinë në kat të dytë, Besi ia kthen:

Jo e ka shtëpinë Monika Kryemadhi”.

Por të kujt ishin këpucët që Besi kishte nxjerrë për të shitur?

Sigurisht, të kujt tjetër? Besi kishte marrë këpucët e Xhensilës dhe kjo nuk ishte e vështirë për të kuptuar.

Kjo pasi ato janë këpucët e përdorura dhe në klipet e Xhensilës.

Në klipin e këngës “Lova”, Xhensila shihet me një palë atletet rozë me fjongo dhe pikërisht Besi ia ka marrë për t’i nxjerrë në trotuar.

Po ashtu, në trotuar janë rreshtuar edhe një palë çizme, ku Xhensila ka postuar një foto me ta në Instagram.

Nëse e keni humbur videon komike, e keni më poshtë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë