Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik përsëriti se Bosnja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse serbët e Bosnjës kurrë nuk do të pajtohen me këtë.
Sipas tij, anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq pas deklaratës së djeshme duhet të shpallet person i padëshiruar në Serbi.
“Kjo është një goditje serioze ndaj politikës dhe shtetit të Serbisë, qoftë pushtet apo opozitë. Nëse unë do të pyetesha nuk dua t`i krijoja askujt ptobleme, por Bakir së paku pas kësaj duhet të jetë persona non grata në Serbi “, tha Dodik për TV Prva, transmeton Klan Kosova.
Anëtari tjetër i Presidencës boshnjake, Bakir Izetbegovic tha dje për DW që Bosnja do ta njohë pavarësinë e Kosovës, deklaratë për të cilën mori përkrahje edhe nga ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli.