Loading…
Dogana e Kosovës shet dru, çmimi super i volitshëm
  • 04/10/2017 | 14:41

...

Dimri po afrohet e çmimi i druve po rritet. Mirëpo, me çmim më të lirë mund t’i bleni në një institucion shtetëror, shkruan gazetametro.net.


Është Dogana e Kosovës ajo e cila ka publikuar një ftesë për ofertë, me anë të të cilës tregohen kushtet se si mund të blihen drutë.

Sasia e druve që ka Dogana për shitje është 33.8 metra kub, e që janë vlerësuar me çmimin 676 euro. Ndërkohë, çmimi i druve në treg shkon deri në 40 euro për metër kub.

Ndryshe, kjo procedurë e vënies në shitje të druve nga Dogana, rregullohet me Udhëzim të Brendshëm Administrativ i cili rregullon procedurat për mallrat e ndaluara dhe të konfiskuara./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë