Loading…
Doktoresha e cila po i çmendë futbollistët: Ua ndalon edhe seksin para lojës
  • 06/12/2017 | 00:05

...

Të mërkurën mbrëma Spartaku i Moskës ka një detyrë shumë të vështirë, në synimin për t’u kualifikuar në fazën e mëtejme.


Duhet fituar kundër Liverpoolit si mysafir.

Arma sekrete sekrete për të arritur këtë është një bukuroshe brune që zbaton regjim strikt para ndeshjes së Champions League…

Victoria Gameeva, është doktoresha e specializuar në kardiologji, e cila ua ka ndaluar futbollistëve të Spartak’ut të kryejnë marrëdhënie seksuale para lojës me Liverpoolit, transmeton GazetaMetro.net

“Nga aspekti medicinal, seksi e stimulon aftësinë për punë vetëm te femrat. Në artet marciale mund të ndodh që një femër të hyjë në duel vetëm 10 minuta pas seksit, rezultatet e saj do të ishin më të mira”, ak thënë ajo në media lokale.

“Por te meshkujt, vlen e kundërta. Ata duhet të shmangin seksin për 2-3 ditë para lojës së futbollit”, theksoi Gameeva.

Ajo thotë se marrëdhëniet e saj me lojtarët mbesin vetëm profesionale, edhe lojtarët e komplimentojnë shpesh për fotot në rrjetet sociale.

Lojtarët shkojnë vazhdimisht për vizita në klinikën e saj në Moskë.

Por, përpos specializimit si kardiologe, Gameeva, është e përkushtuar edhe në rrjete sociale, ku poston foto nga puna, fitnesi apo edhe nga modelingu. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë