Loading…
DokuFest: “Me dasht, me dasht, me dasht” me 30 artistë që udhëtojnë nëpër 3 shtete
  • 09/08/2017 | 16:11

...

Në Dokufest do të rishfaqet filmi dokumentar “Me dasht, me dasht, me dasht” me datë 10 gusht, në orën 22:00 në Kino Plato në Prizren.


Pas filmit do ta keni mundësinë të komentoni apo t’i bëni pyetje ekipit të filmit: Ilirit (regjisor), Rinës (producente) dhe Isabella (montazhere).

Një çift i ndarë rishtas përpiqet të gjejë mënyrën për të punuar dhe jetuar bashkë në një projekt të performancës artistike (Baushtellë: Balkan Temple), me 30 artistë që udhëtojnë nëpër 3 shtete. Ata shoqërohen nga një adoleshent i humbur, i cili është i zhgënjyer nga jeta.

Filmi është produksion origjinal Kosovar i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë