Loading…
DokuFesti e ndryshon Prizrenin
  • 10/08/2017 | 20:52

...

Këtë vit DokuFest ka pasur edhe mbështetës të ri që kanë ndihmuar programin e festivalit, e ndër to veçohen Z Mobile dhe Bavaria. Festivali po shkon siç është paraparë, derisa po vlerësohet edhe nga vizitorët.


Kontributi i sponsorëve në organizimin e festivaleve të mëdha siç është DokuFest, padyshim se i jep edhe më shumë ngjyrë aktiviteteve dhe programit kulturor.

Menaxheri i marketingut në Z-Mobile, Kujtim Kryeziu ka thënë për KosovaPress, se Z-Mobile ka zgjedhur një mënyrë atraktive për të mbështetur festivalin financiarisht, si dhe me ndërtimin e instalacionit “Z Mobile Infinity”, njëherit duke ofruar edhe lojëra shpërblyese për klientët e vet por edhe për vizitorët e tjerë.

Më tej, ai ka sqaruar se kanë menduar edhe për vizitorët që duan të blejnë numra Z Mobile, të cilëve iu kanë ofruar mundësinë që me blerjen e numrit të fitojnë edhe biletë falas për programe të festivalit, përderisa është shprehur se interesimi por edhe vlerësimi i vizitorëve është tejet i kënaqshëm.

Kryeziu: Përmes lojës shpërblyese japim internet falas

“Çka ka qenë puna tek instilacioni apo çka kemi menduar të bëjmë, është që ta organizojmë një lojë shpërblyese ku brenda atij instilacioni i kemi vendosur disa pasqyra, ku ata që hyjnë dhe bëjnë foto, shpërblehen me internet falas, por për të ardhur deri tek interneti falas, 3G nga Z Mobile, ata është dashur që ta postojnë atë foto në instagram apo facebook me hashtag Z mobile….Feedbacku është shumë i mirë, tash ta shohim, ka ende ditë, por fillimi ka qenë shumë-shumë i mirë”, tha ai, përderisa shtoi se ajo që e bënë interesant instalacionin është shumëfishimi i personit në momentin që bënë fotografi.

E ajo që nevojitet patjetër për realizimin e festivalit, është padyshim ambienti i përshtatshëm për shfaqjen e filmave. Në këtë drejtim kompania Bavaria ka dhënë një kontribut të çmuar duke ndërtuar kinematë në ambient të hapur.

Drejtori i Kompanisë Bavaria, Blerim Hyseni tha nëpërmjet telefonit se i vlerëson shumë aktivitetet kulturore dhe për këtë me shumë kënaqësi kanë mbështetur Dokufestin.

”Me kënaqësi kemi pranuar të sponsorizojmë Dokufest. Kompania jonë i jep rëndësi të madhe kulturës dhe mbështetja e Dokufest e dëshmon këtë”, ka thënë ai.

Ndërkaq kompania që ai e drejton, është e njohur edhe për përkrahjen e Festivalit të Muraleve në Ferizaj. Hyseni iu bëri thirrje edhe kolegëve të tij që të përkrahin kulturën vendore.

Sa i përket mbarëvajtjes së procesit të shfaqjes së filmave dhe përshtypjeve të vizitorëve për KosovaPress ka folur një nga vullnetarët e Dokufest, Rasim Bytyqi.

Ai është shprehur se procesi i shfaqjes së filmave po shkon në mënyrën më të mirë, përderisa ka theksuar se kryesisht shfaqen dokumentar. Sipas tij, vizitorët janë të grupmoshave të ndryshme dhe kanë interes të madh që të ndjekin programin rregullisht.

Bytyqi: Vizitorët po ndahen shumë të kënaqur

“Procesi është shumë i mirë, është i rregullt. Çdo dy orë ka një apo dy filma që shfaqen, janë tamam në kohë. Zakonisht nuk kemi kurrfarë problemi. Janë të pajisur njerëzit me bileta, që jo, iu tregojmë se ku mund t’i marrin… Në përgjithësi nuk ka pasur ndonjë pakënaqësi që kanë shfaqur”, tha ai.

Për Julia Minon nga Tirana, kjo ishte hera e dytë që kishte ardhur në Prizren enkas për Festivalin. Ajo jep notën më të lartë për kinematë në ambient të hapur, ndërsa thotë se filmat ishin shumë të bukur, përderisa veçon filmin kosovarë “Me dashtë”.

Mino: Kinemaja në lumë dhe në Kala janë perfekt

Video

“Kinematë janë shumë të mira… Ka qenë pak vapë por është në rregull. Kinematë në lumë apo kinemaja në kala janë perfekt”, tha ajo.

Atmosferën që e sjellë Festivali e vlerësojnë edhe vet banorët e Prizrenit.

Për Hasim Lecajn nga Prizreni gjatë këtyre ditëve sa zgjat festivali, Prizreni duket se frymon ndryshe.

Lecaj: Prizreni ndryshon shumë gjatë Dokufestit

“Prizreni gjatë kohës së shfaqjes së filmave ndryshon tepër sepse ka edhe shumë të huaj që vijnë, zhvillohet më tepër turizmi, ka më tepër qarkullim të njerëzve”, tregon ai.

Ndryshe, drejtoresha e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokufest, Nita Deda, në një intervistë të dhënë më parë për KosovaPress, ka vlerësuar faktin se këtë vit është shtuar numri i bizneseve që po e mbështesin festivalin, duke thënë se festivalet e mëdha kanë nevojë për shumë përkrahje.

Dokufest ka filluar më 4 gusht dhe do të jetë i hapur deri më datën 12 gusht, me ç’rast do të prezantohen mbi 230 filma, ku 102 prej tyre po marrin pjesë në kategori garuese./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë