Loading…
Dokumentar historik: Nëpër ndërtesa 110 katëshe duke ecur nëpër tel
  • 01/11/2017 | 00:01

...

Dokumentarët janë filma që paraqesin ngjarje reale e që mundohen të dokumentojnë një aspekt të realitetit, kryesisht me qëllim të edukimit apo mësimit të së kaluarës. Duke filluar nga sot, Gazeta Metro do t’ju sjellë nga një propozim në ditë për një dokumentar të vlerësuar lart nga kritika e filmit, që mendojmë që ia vlen të ndani kohën për t’i ndjekur.


Një ndër filmat më të mirë dokumentarë të të gjitha kohëve është pa dyshim ‘Man on Wire’ – (Njeriu në tel). I prodhuar në vitin 2008 nën regjinë e James Marsh, dokumentari paraqet sfidat nëpër të cilat kalon francezi Philippe Petit, teksa kapërcen nga një ndërtesë në tjetrën duke ecur vetëm nëpër një tel dhe duke mbajtur në dorë një levë për balancim, pa asnjë mjet tjetër të sigurisë.

Philippe Petit kishte kaluar duke ecur nëpër tel nga njëra Kullë Binjake në tjetrën, në mëngjesin e 7 gushtit 1974 në New York. Tash 68 vjeç, atëbotë Petit, pas shumë sërvitjeve kishte guxuar të ecte nëpër tel në një lartësi 110 katëshe, në mes të ndërtesave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që u rrëzuan nga sulmet terroriste më 2001.

Dokumentari është jashtëzakonisht i vlerësuar nga kritikët e filmit, të cilët rekomandojnë që dokumentari të shikohet patjetër. /gazetametro.net

DOKUMENTARI I PLOTË ËSHTË NË VIDEON MË POSHTË

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë