Loading…
Dokumentar për 15 trashëgimtarët e rinj të familjes Jashari
  • 28/11/2017 | 19:58

...

“Çfarëdo që të ndodhë në jetë, edhe ashtu ka një vdekje. Janë veprat e mëdha që mbesin. Këto ishin fjalët e njeriut simbol të luftës e të lirisë, Adem Jasharit”.


“Është vepra dhe sakrifica e pashembullt e familjes Jashari. Një ngjarje që preku thellë zemrat e njerëzve anembanë botës. Por vulosi përfundimisht triumfin ndaj së keqes, ndaj pushtuesit serb”.

“Nata e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 do të mbeten në kujtesën e shqiptarëve, përjetësisht. Jo vetëm për flijimin e 20 anëtarëve të familjes Jashari, por për jehonën që bëri bashkë të gjithë shqiptarët”.

Këto janë fjalët me të cilat fillon dokumentari shkollor “Qysh kur leu dielli…”, përcjell Telegrafi, dokumentar ky i realizuar nga nxënësit dhe profesorët e Shkollës jopublike “Mileniumi i Tretë” në Prishtinë, dokumentar që u dedikohet trashëgimtarëve të familjes Jashari dhe sakrificës së kësaj familje të pashembullt në historinë njerëzore.

Dokumentari në fjalë, protagonistë ka trashëgimtarët e tyre të rinj, numri i të cilëve ka arritur në 15.

Përveç tyre, protagonist është edhe i zoti i Shtëpisë, Rifat Jashari.

Në videon më poshtë mund të dëgjoni rrëfimet e trashëgimtarëve të familjes Jashari, përfshirë të Ademit, Hamzës, e të tjerëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë