Loading…
Dokumentari për Paul Walker: Tregohet lidhja e veçantë e tij me të bijën
  • 03/08/2018 | 17:52

...

Të afërmit dhe njerëzit më të dashur të Paul Walker flasin për aktorin që humbi jetën në mënyrë tragjike nga një aksident në 2013, në një dokumentar për jetën e tij.


Ata thonë se 40-vjeçari e adhuronte vajzën e tij Meadow, e cila ishte vetëm 15 vjeç kur i ati ndërroi jetë.
“Ai e adhuronte të ishte baba. Ishte mjaft krenar për të”, ka rrëfyer i vëllai, Cody në një intervistë për “People”.

Vajza e tij adoleshente shkoi në Kaliforni për të qenë me të atin një vit para tragjedisë, pasi u rrit me të ëmën në Hawaii, pasi ata të dy ishin shumë të lidhur. E ëma e Paul, Cheryl, flet për gëzimin që ndjente duke ndihmuar çdo ditë të mbesën në shkollën e kërcimit.

Paul e shoqëronte gjithmonë të bijën dhe ajo ishte shumë e ëmbël, thotë Cody, dhe mëngjesin e vdekjes së tij më 30 nëntor 2013 ata kishin ngrënë mëngjes bashkë, dhe e kishin lënë që do të dilnin më vonë për dekorimet e pemës së Krishtlindjeve.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë