Loading…
Doli për të blerë alkool, nëna harron vajzën 3 vjeçare gjatë gjithë natës në makinë
  • 19/08/2018 | 19:21

...

Një polic e ka shpëtuar një vajzë tre vjeçare, e cila ishte harruar nga nëna e saj e saj në makinën që po ‘vlonte’ nga temperatura e lartë, transmeton gazetametro.net


Sipas policisë, vajza e vogël ishte lënë e lidhur me rripin e makinës në ulësen e pasme, derisa më herët atë ditë nëna e saj kishte shkuar për të blerë alkool e kur ishte kthyer, e kishte harruar vajzën e saj gjatë gjithë natës në makinën me temperaturë 33 gradë celcius.

Disa foto e tregojnë momentin dramatik kur polici Bill Dunn e ka gjetur vajzën dhe e ka dërguar me urgjencë në spital për t’i shpëtuar jetën.

“Nuk mendova që është gjallë, madje as nuk i dëgjova pulsin. Vetëm kur doli në ajër të ftohtë e pashë që filloi t’i hapte sytë”, ka thënë polici për Fox 13.

Fatmirësisht, vajza ka shpëtuar dhe tre ditë më vonë është liruar nga spitali.

Kurse, nëna e saj është akuzuar për neglizhencë të fëmijës dhe është dënuar me 15000 dollar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë