Loading…
Donika – Kadaj në AAK, veç edhe një votë dhe s’duhet Lista Serbe për Demarkacionin
  • 14/03/2018 | 16:12

...

Kalimi i Donika Kadaj Bujupit nga Lëvizja Vetëvendosje në Grupin Parlamentar të AAK’së ka bërë që numrat për Demarkacionin të afrohen.


Madje, ka mbetur vetëm edhe një votë për t’u siguruar për të shmangur edhe nevojën për votat e Listës Serbe, shkruan gazetametro.net.

Kalimin e Donika Kadaj Bujupit e konfirmoi sot Ramush Haradinaj, i cili tashmë mund ta ketë përkrahjen e saj për ta kaluar Demarkacionin, ani pse dikur e kundërshtonin së bashku.

Ditëve të fundit është raportuar për disa bisedime për të siguruar votën e shqiptarëve për Demarkacion, për të evituar nevojën e Listës Serbe, mirëpo kalimi i Kadaj Bujupit ka befasuar shumëkënd.

Ndërkohë, takimet me Listën Serbe po vazhdojnë, ani pse nga kjo parti nevojitet vetëm një votë.

Ndryshe, Demarkacioni është paralajmëruar të kalohet këtë javë. Kadri Veseli u tregua i bindur se disa takime që po bëhen do të rezultojnë shpejt me votat e nevojshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë