Loading…
Donika shkoi edhe në burg për Demarkacionin, a do të votoj pro tani
  • 14/03/2018 | 17:50

...

Për ta kundërshtuar demarkacionin, deputetja e VV’së që sot u rikthye përsëri në ‘folenë’ e saj në AAK, kishte qëndruar edhe në burg, pasi kishte gjuajtur gazin lotësjellës si formë kundërshtimi ndaj kësaj marrëveshjes, raporton Gazeta Metro.


Por, me rikthimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës tregoi se ajo tani është e gatshme të jap votën saj për demarkacionin (duke siguruar tani 79 vota) marrëveshje kjo të cilën ajo dikur e quante të ‘dëmshme’ për vendin.

Deputetja ishte arrestuar nga Policia, në kufi me Maqedoninë.

Ndërkohë dhe Pal Lekaj, ka thënë se tashmë i kanë siguruar 79 vota, dhe nga ana tjetër shprehet i bindur se do të sigurojnë shumë shpejt edhe një votë dhe çështja e demarkacionit të mbyllet një herë e mirë.

Ndryshe, Kadaj-Bujupi befasoi të gjithë me kalimin e saj në AAK, pas deklaratave të saj menjëherë pasi kishte lënë partinë e Haradinajt. Ajo me t’u bërë pjesë e Vetëvendosjes s’kishte rreshtur së akuzuar ish-shefin e saj për të cilin derdhte lot kur Haradinaj gjykohej nga Haga. /gazetametro.met

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë