Loading…
Dorëhiqet një zëvendësministër, nuk është i kënaqur me Haradinajn
  • 16/07/2018 | 14:00

...

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besnik Beka, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.


Këtë e ka konfirmuar vetë Beka i cili edhe ka dhënë arsyet se pse është larguar nga detyra e tij.

“Mund të ju konfirmoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit në MZHE. Kryeministri kohë më parë na ka ftuar në takim për të raportuar në lidhje me punët që na janë ngarkuar, mirëpo ky takim ishte shumë formal. Takimi nuk ka dhënë asnjë rezultat dhe si i tillë nuk  jam i interesuar të punoj me këtë dinamikë të qeverisjes së ministrit Lluka, dinamikë kjo që po diktohet nga partitë tjera, por vetëm nga AKR-ja jo, dhe në këtë mënyrë nuk po zbatohet plan-programi i AKR-së”, deklaroi Beka për lajmi.net.

Vlen të theksohet se Beka kishte marrë pozitën e zëvendësministrit në MZHE para tetë muajve.

Beka në zgjedhjet e fundit lokale kishte qenë bartës i listës së asambleistëve të AKR-së në Mitrovicë dhe Shef i Shtabit Zgjedhor të Agim Bahtirit, në garën për kryetar të Mitrovicës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë