Loading…
Dorëzani prej 150 mijë eurove për kryetaren e parlamentit katalan
  • 11/11/2017 | 15:32

...

Gjykatësi i Gjykatës Supreme të Spanjës të enjten ka urdhëruar që kryetarja e parlamentit të Katalonjës të lirohet me dorëzani prej 150.000 eurove në pritje të hetimit për rolin e saj në përpjekje që Katalonja të pavarësohet, ka lajmëruar gazeta spanjolle El Pais, shkruan Gazeta Metro.


Zëdhënësja e gjykatës ka refuzuar të komentojë shkrimin e gazetës. Kryetarja Carme Forcadelli dhe pesë deputetë të cilët janë akuzuar për kryengritje, jo dëgjueshmëri dhe keqpërdorim të financave publike, kanë dëshmuar të enjten para gjykatës.

Prokurori spanjoll më herët ka kërkuar paraburgim për Forcadelli’n dhe tre deputetë të cilët i ka thirr Gjykata Supreme dhe lirim për dy të tjerë nën kushte të caktuara. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë