Loading…
Dramë në Ukrainë: Protestuesit thyen derën e Policisë dhe nxorën jashtë ish-presidentin
  • 05/12/2017 | 15:07

...

Përkrahësit e Mihail Sakashvili’t, ish kryetar i Gjeorgjisë, dhe liderit të Lëvizjes së Forcave të Reja opozitare të Ukraninës, e thyen derën e veturës së policisë në të cilën ishte ai dhe e nxorën jashtë.


Rreth 200 përkrahës të Sakashvili’t i kanë bllokuar rrugët dhe i kanë ngritur barrikadat në mes të Kievit. Policia po përpiqet t’i dëbojë me gaz lotsjellës dhe me topa uji.

Disa demonstratë janë lënduar në përleshjen me policinë.

Një grua është arrestuar sepse e kishte thyer xhamin e veturës së policisë.

Ish kryetari i Gjeorgjisë Mihail Sakashvili u arrestua sot në Kiev në kulmin e banesës së vet, prej nga më herët u kërcënua se do të kërcejë.

Pjesëtarët e policisë së Ukrainës e arrestuan politikanin mbi kulm të shtëpisë së tij në Kiev./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë