Loading…
Drejtori i Manchester Cityt tregon nëse Messi do të transferohet në Angli
  • 13/03/2018 | 18:46

...

Karriera e Lionel Messit është përcjellë edhe me spekulime të shumta për një largim të tij nga Barcelona drejt Real Madridit, Interit dhe së fundi edhe Manchester Cityt, transmeton Gazeta Metro.

Spekulimet se argjentinasi mund ta braktisë klubin e karrierës së tij ishin shtuar me kalimin e trajnerit Pep Guardiola në Angli te City, pasi të dy patën bashkëpunim të shkëlqyeshëm në Spanjë.

Për këtë ka folur së fundi edhe ish-zvëvendës Presidenti i Barcelonës, tash drejtor te Man. City, Ferran Soriano.

Txiki Begiristain e Ferran Soriano

Ai e ka pranuar që klubi që udhëhiqet nga njerëz të pasur të shteteve nga Lindja e Mesme e ka ëndërr blerjen e Messit, por kjo është më e vështirë se që duket.

“Natyrisht që ne kemi dëshirë dhe ëndërr për ta transferuar Messin, por ai po e jeton ëndrrën e tij në Barcelonë dhe nuk dëshiron të largohet. Këtë e dinë të gjithë”, ka thënë Soriano.

Soriano, bashkë me ish-drejtorin sportiv të Barçës, Txiki Begiristain, kanë pasur karriera të bujshme në Barcelonë bashkë me Guardiolën, të cilin e morën pas ca vitesh. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë