Kryeministri kanadez para tri ditësh, ka takuar kryeministri belg Charles Michel me të cilin kanë diskutuar tema të ndryshme rreth bashkëpunimint mes të dy vendeve.
Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit kanadez, ata janë fokusuar shumë edhe në çështjen e terrorizmit.
Ndërkohë, ajo që bie në sy është ‘dreka luksoze’ që i ka shtruar kryeministri kandadez homolgut të tij belg, e cila mund të shihet në fotografi, shkruan Periskopi.
Kujtojmë se në vendin tonë, drekat dhe darkat luksoze janë pak ‘më të mëdha’ se sa këto që shihni në foto.
Vetëm tri ditë më parë, u raportua se si ministri në largim i punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, i ka shtruar darkë mbi 2600 euro presidentit në largim të Shqipërisë, Bujar Nishani.