Loading…
Driton Kuka: Para 20 vitesh Peja ishte e rrethuar në të gjitha anët, sot Ushtria më e re në botë po bëhet!
  • 14/12/2018 | 08:26

...

Driton Kuka, trajneri i njohur kosovar ka shprehur gëzimin me rastin e shndrrimit të FSK-së në Ushtri


Kosova sot pritet të bëhet me Ushtri, derisa Driton Kuka ka kujtuar mëngjesin e para 20 vitesh dhe këtë të ditës së sotme me anë të një postimi në Facebook.

“1998 …
Para 20 vitesh Peja ishte zgjuar e rrethuar në të gjitha anët,bastisje,rrahje,familje të shumta të arrestuara …
Një dimër i egër,i ftoftë në çdo aspekt,sfidues për një popull që po luftonte për liri!
2018…
Sot jam zgjuar heret por jo nga britmat e pushtuesit në oborrin e shtëpisë time që ishin aq të shpeshta gjatë okupimit,jam zgjuar nga dëshira për të përjetuar një ditë si kjo e madhe për popullin e vendin tim.
Ushtria më e re në Botë sot po bahet!
Kryeministër po na kthen dinjitetin e krenarinë edhe një herë si shumë herë më parë!,” shkruan Kuka në Facebook.

Kujtojm që trajneri i njohur kosovar ka korrur shumë suksese me xhudistët e tij kudo në botë dhe ka bërë që flamuri shtetit tonë të valëvitet edhe në vendet të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë