Loading…
Driton Kuka tregon arysen pse Majlinda Kelmendi nuk do të marr pjesë në Botërorin që do të mbahet në Baku
  • 14/09/2018 | 08:57

...

Kampionati Botëror në Baku do të fillojë javën tjetër ndërsa Majlinda Kelmendi do të mungoj me sygjerimin e Driton Kukës

Trajneri i njohur që i ka sjellur medalje të shumta Kosovës ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook se Majlinda Kelmendi, e cila ka të fituar medalje Olimpike nuk do të jetë në Botërorin që do të mbahet në Baku, transmeton GazetaMetro.

Kuka ka thënë se Kelmendi do të jetë jashtë këtij Botërori pasi do të fokusohet më shumë te Lojërat Olimpike të vitit 2020.

Ky është postimi i plotë i Driton Kukës:

Botërori po afrohet!
Saktësisht javën tjetër sfida më e madhe e vitit fillon në Baku do marrin pjesë katër garues.
Distria Krasniqi 48 kg
Nora Gjakova 57 kg
Akil Gjakova 73 kg
Loriana Kuka 78 kg
Këtë vit do mungoj Majlinda me sygjerimin tim ajo do fokusohet tek Lojërat Olimpike 2020,së shpejti do fillon me garat.
Deri tash në Kampionate Botërore vetëm Majlinda ka fituar medalje Distria dhe Nora të dyjat kanë plasman në vendin e 7 fjala është për të rritur!
Sivjet nderin e Kosovës deri tash në Kampionate Evropiane dhe Lojëra Mesdhetare e kanë mbrojt xhudistët po shpresoj që edhe nga Botërori të kthehemi me medalje!
Në ndërkohë këtë javë po mbahet Evropiani U21 ku po marrin pjesë Erza Muminoviq,Flaka Loxha dhe Shpat Zeka …
Erza nga euforia e titullit Evropian për kadet dje ishte shumë e dobët dhe para kësaj gare kishte shtuar kg shumë më tepër dhe kjo i ndikoj në performansë edhe pse e re për këtë konkurrencë prapë se prapë nuk ishte në nivel të duhur.
Ajo do jetë kandidate për medalje në Olimpiadën e të rinjve në Argjentinë.
Flaka sot e Shpati neser do kenë punë për të arritur tek medaljet por çdo plasman në 8 më të mirët do jetë sukses.
Foto nga përgatitje kohë më parë,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë