Loading…
Dronët që luftojnë mushkonjat
  • 17/06/2017 | 15:15

...

Tani edhe dronët mund të punësohen në luftën kundër mushkonjave.


Kundër insekteve të bezdisshme sidomos në stinën e verës, sulmi do të realizohet nga qiejt falë prototipit të quajtur “PBK” i realizuar dhe projektuar nga inxhinierët e Universitetit të Torinos në Itali.

Pajisja do të quhet “PBKopter” dhe do të jetë në gjendje për të bërë trajtime disinfektuese dhe kontrolle në fusha, në pyje në plazhe, duke respektuar mjedisin dhe pa shkaktuar asnjë dëm.

“Nuk është një lodër, për ta përdorur duhet një licencë piloti dhe do të zëvendësojë punën e helikopterëve”, – shpjegon njëri nga projektuesit italianë.

Duke parë materialet, prototipi 2017 kushton rreth 10 mijë euro, ndërsa ai më i madh shkon rreth 20/25 mijë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë