Loading…
Yllka Gashi: Dua Lipa e Rita Ora nuk janë produkte të Kosovës
  • 17/06/2017 | 22:39

...

Aktorja Yllka Gashi ka bërë rikthimin e saj në media duke folur për KTV-në në një intervistë më të re nga ajo.


Aktorja, derisa ka folur mbi jetën e saj në Amerikë, kur është pyetur mbi sukseset e shqiptarëve ka përmendur Rita Orën dhe Dua Lipën, si dy artiste të cilat tregojnë origjinën e tyre nga Kosova në paraqitjet e tyre.

“Ato nuk janë produkt i Kosovës, por megjithatë e tregojnë origjinën e tyre dhe faleminderit prej tyre për këtë fakt. Megjithatë, do të duhet të gëzoheshim për ata që duan të vazhdojnë rrugëtimin e tyre jashtë Kosovës. Dua dhe Rita po ta nisnin karrierën nga Kosova do ta kishin shumë vështirë”, tregon Yllka Gashi.

Ajo tregon se për nga dukja dhe këndimi më shumë i pëlqen Dua Lipa, ndërsa për shkak se është e mençur dhe një grua e suksesshme edhe në biznes ajo e pëlqen Rita Orën, dhe këto anë të saj.

Aktorja e cila ka kohë që nuk është aktive në skenën e kulturës në Kosovë ka treguar edhe të tjera sekrete e suksese në jetën e saj gjatë këtij emisioni, ndërsa ka treguar se njeriu duhet të jetojë në atë vend ku gjen një qetësi shpirtërore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë