Loading…
Dua Lipa lë prapa Rita Orën në klasifikimet britanike
  • 12/08/2017 | 14:58

...

Java e kaluar solli një situatë goxha interesante në klasifikimet e këngëve më të suksesshme në Britani të Madhe me dy kosovare në të njejtën listë.
Rita Ora, përmbyllte top 10-shen teksa Dua Lipa me këngën e saj ‘New Rules’ ishte një pozitë më lart, e 9-ta.
Por, duket se nga java në javë, suksesi i ‘New Rules’ po eklipson këngën e Rita Orës e cila pozitën më të mirë në klasifikim e pati të shtatën.

Dua këtë javë ka dalur e pesta duke shënuar klasifikimin më të mirë të saj ndonjëherë në top listat britanike teksa Rita e 11-ta.

Ndryshe, kënga, pjesë e albumit të parë të Duas ka ecur jashtëzakonisht mirë edhe me videoklip në Youtube duke grumbulluar 90 milionë shikime për rreth një muaj, shifër e paparë ndonjëherë për Lipën. /Prive/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë