Loading…
Dua Lipa një ”brend” botërorë? Katy Perry e imiton në mënyre perfekte, mos e humbisni këtë video
  • 10/02/2018 | 19:16

...

Që Dua Lipa është bërë një ndër këngëtaret më të pëlqyera në botë, as nuk diskutohet, por ajo që na habit më së shumti është se ajo as nuk e ka ndërmend të ndalojë. Para disa ditësh e pamë nën shoqërinë e Sam Smith dhe tani me Katy Parry-in.


Mesa duket Dua paska filluar të shoqërohet dhe me një këngëtare tjetër shumë të talentuar dhe shumë të suksesshme padyshim. Ditën e sotme Dua ka postuar një video ku shfaqet me Katy Perry-in, e cila ka promovuar këngën e Duas duke e imituar atë në mënyrë gjeniale, sidomos tek mënyra se si e mban nofullën.

Nuk dimë të themi nëse në të ardhmen mund të ketë apo jo një bashkëpunim  mes vajzave, gjithsesi do ishte diçka shumë e bukur në qoftë se do të ndodhte. Gjithçka mund të ndodhë!

Suksese Dua!

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

Words to live by 👋🏼

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë