Loading…
Dua Lipa vazhdon qëndrimin në Kosovë, dhuron 100.000 euro për bamirësi
  • 09/08/2018 | 12:12

...

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombtarisht, Dua Lipa, gjatë këtyre ditëve po qëndron në Kosovë, ku do të përformojë në fesitvalin Sunny Hill, i organizuar nga vet babai i këngëtares Dukagjin Lipa, transmeton gazetametro.net


Nga paratë që janë mbledhur nga fondacioni i këtij festivali këngëtarja ka shpërndarë 100.000 euro për bamirësi të cilat do të dhurohen për evente të kulturës dhe shkolla  të muzikës.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Dua i ka falenderuar shqiptarët për përkrahjen e dhënë dhe ka treguar që do të vazhdojë të përkrah artin dhe kulturën në Kosovë.

Kujtojmë se këngëtarja do të përformojë mbrëmjen e ardhshme në parkun e Gërmisë, ku në skenë do të ngjitën edhe shumë artistë  të tjerë të njohur, vendor dhe ndërkombëtar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë