Loading…
Dua Lipës i dhurohet “Çelësi i Prishtinës” |FOTO
  • 10/08/2018 | 16:00

...

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur në takim sot këngëtaren me famë botërore, Dua Lipën me ç’rast i dhuroi “Çelësin e Prishtinës” për promovimin që i ka bërë kryeqytetit me Festivalin “Sunny Hill”.


Ahmeti ka falënderuar Duan që po e vendosë Prishtinën në hartën botërore me koncertet dhe me sukseset e saj.

Ndërsa, këngëtarja tha se ky është vetëm fillimi për ecjen e artit dhe kulturës së Kosovës.

“Ky është vetëm fillimi për ecjen dhe përparimin e artit dhe kulturës së Kosovës që do ta bëjmë së bashku. Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme që më jepni, pa juve s’do të isha këtu, sepse e di që më keni mbështetur duke dëgjuar këngët e mija.”

Ndërkohë, festivali treditor Sunny Hill fillon sot.

Në këtë festival do të këndojnë disa prej yjeve me famë botërore, përfshirë këtu Dua Lipën, Martin Garrix, Action Bronson, Stanaj, e të tjerë./Gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë