Loading…
Duhet ta dini, këto ushqime u ndihmojnë të lini duhanin
  • 10/01/2017 | 17:24

...

Pirja e duhanit është një zakon i dëmshëm që dëmton shëndetin gjërësisht. Nikotina në cigare shkakton probleme të tilla si dëmtimi i mushkërive, hipertension apo probleme të zemrës.


Nikotina hyn në lëkurë, gojë, mushkëri dhe në shtresën e mukusit. 10 sekonda pasi e thithni atë, me anë të gjakut, arrin në tru.

giphy

Ushqimet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të pastroni trupin nga nikotina:

Ujë: Sigurohuni që të konsumoni 8-12 gota në ditë.

Lëng karrote: është i lartë në vitaminë B, C, A, K, dhe detoksifikon trupin, ndihmon për lëkurë të butë, të freskët dhe i jep shkëlqim asaj.

Portokalli– është i lartë në vitaminë C dhe ushqyes të tjerë, redukton stresin dhe ankthin.

Brokoli– është i lartë në vitaminë B5 dhe C të cilat janë të dobishme për mushkërinë.

Kivi– është e bollshme në vitaminë C, A dhe E, të cilat janë deficitare në trupin e një duhanpirësi.

Shega– rrit rrjedhjen e gjakut.

Spinaqi– është i lartë në vitamina dhe acid folik, pas konsumimit të tij, shijen e duhanit nuk do t’ju duket e mirë.

Prandaj, konsumoni këto ushqime në qoftë se doni të liniduhanin, ose të paktën për të freskuar trupin dhe pastruar atë nga nikotina e dëmshme, shkruan gazeta Shendeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë