Loading…
Duke punuar kopshtin, gjejnë kasafortën me mijëra dollarë e stoli ari
  • 16/05/2018 | 09:46

...

Një çift në Staten Island të New Yorkut është befasuar shumë kur gjatë punimeve në kopshtin në oborr kanë hasur në një valixhe misterioze të mbushur para e stoli të vjetra, transmeton Gazeta Metro.

Brenda sefit kishte 52 mijë dollarë dhe stoli me diamante si dhe shumë unaza të arta. Megjithatë, ata e kuptuan që valixhja kishte të bënte me një vjedhje.

Përveç arit dhe parave, në këtë valixhe kishte edhe një letër, në të cilën ishte adresa e një shtëpie e cila gjendej në lagjen në të cilën banojnë çifti që gjetën paratë.

Pasi shkoi në shtëpinë në të cilën ishte adresa në sef, burri gjeti që fqinjët e tyre ishin plaçkitur në vitin 2011. Kështu, ata kthyen çdo gjë të gjetur te pronarët e plaçkitur. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë