Nga jashtë ajo duket si një shtëpi normale, por në vërtetë brenda saj fshihen shumë sekrete.
Shumë pak e dinë se brenda shtëpisë së ndodhur në rajonin Essex në Britaninë e Madhe është ndërtuar një bunker sekretet.
Bunkeri sekret u ndërtua për të strehuar kryeministrin e vendit bashkë me 600 persona të tjerë, në rast të sulmeve me armë atomike.
Muret e saj janë të trasha dhe prej betoni, kurse secila pjesë e bunkerit është e rregulluar në atë mënyrë që të shërbejë në mënyrë sa më efikase për njerëzit gjatë një sulmi nuklear.
Mirëmbajtja e një bunkeri të tillë në vitet e Luftës së Ftohtë i kushtonte shtetit britanik deri në 4 milionë euro në vit.