Loading…
Dukuri e pazakontë: Borë në disa pjesë të Marokut, majmunët nuk dinë çfarë po ndodh
  • 14/12/2017 | 12:28

...

Në disa pjesë të Marokut dje ka rënë mjaftë borë, sidomos në provincën Ifran në jug të Fesit, në rajonin e vargmaleve Atlas, duke arritur lartësinë madje prej 30 deri 50 centimetra.


Në këtë dukuri shumë të rrallë meteorologjike për këtë pjesë të botës sidomos janë gëzuar majmunët në Atlas, të cilët kanë pasur rast të jashtëzakonshëm për t’u argëtuar në mbulesë të borës, transmeton kanali digjital francez Si News.

Bora në disa pjesë të botës është gjë e pazakontë për shkak të pozitave të ndryshme gjeografike të rajoneve dhe specifikave të klimës nëpër breza të ndryshme të Tokës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë