Loading…
Dy goditje të mëdha të Chelseat: Trajneri dhe një superfutbollist nga Italia
  • 11/07/2018 | 13:15

...

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka konfirmuar që trajneri Maurizio Sarri do të jetë së shpejti trajner i klubit anglez, Chelsea, transmeton Gazeta Metro.

Sarri ishte në negociata të gjata me Napolin për shkëputje të kontratës, pasi që Napoli punësoi Ancelottin, mirëpo klubi italian kërkonte shumë para nga Chelsea për lirimin e tij.

De Laurentiis tashmë ka konfirmuar që kjo çështje do të marrë fund së shpejti. Ndërkaq, Sky Sports raporton që Chelsea gjithashtu ka arritur që t’ia rrëmbejë Manchester Cityt nga dora mesfushorin Jorginho, i cili ishte afër ekipit të Guardiolës, por Napoli dhe anglezët nuk pajtoheshin për dëmshpërblimin.

Jorginho vlerësohet si një prej futbollistëve më të mirë në botë në pozitën e mesfushorit defansiv. Chelsea pritet që në ditët në vazhdim të zyrtarizojë marrëveshjet për trajnerin Sarri dhe Jorginhon. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë