Loading…
Dy qeveritë shqiptare mblidhen më 26 nëntor në Pejë
  • 23/10/2018 | 14:26

...

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, tregoi se çfarë bisedoi në takimet me krerë institucionalë të Qeverisë shqiptare.

Ai ka potencuar se ka pasur dakordancë që mbledhja e radhës e dy qeverive të mbahet më 26 nëntor në qytetin e Pejës, shkruan gazetametro.net.

Këtë gjë e konfirmoi më pas edhe kryeministri Haradinaj, i cili u bëri thirrje ministrave që të kryejnë punët që kanë në përgjegjësi deri në mbledhjen e ardhshme.

Ndërkaq, zëvendësministri Limaj tregoi po ashtu edhe temat e tjera që i pati në diskutim me palën shqiptare. Ai tha se palës shqiptare u ka kërkuar në veçanti shqyrtimin e taksës në rrugën e kombit.

“Ne u kemi bërë të ditur se taksa aktuale është e lartë, dhe kemi kërkuar që të gjendet një zgjidhje që ajo të ulet”, ka thënë Limaj në mbledhjen e Qeverisë.

Ndërkohë, kryeministri Haradinaj ka folur edhe për një marrëveshje potenciale për roaming mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe pikës së përbashkët doganore. Ai bëri të ditur se kjo gjë do të jetë temë në mbledhjen e përbashkët.

Ndryshe, dy qeveritë ishin mbledhur herën e fundit në qytetin e Korçës, duke shënuar kështu vazhdimin e traditës së mbledhjeve të përbashkëta./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë