Loading…
Dy shqiptarë luajtën kundër Cityt në humbjen e thellë
  • 13/02/2018 | 22:37

...

 

Baseli i dy shqiptarëve humbi sonte thellë kundër skuadrës impresive të Pep Guardiolës, Manchester Cityt, në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Champions, shkruan Gazeta Metro.

Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti u paraqitën në këtë humbje të thellë prej 0-4 që praktikisht i garanton Cityt një vend në çerekfinale të kësaj gare. Xhaka luajti nga fillimi, kurse Ajeti u inkuadrua në minutën e 71-të në vend të Valentin Stocker.

Golat për mysafirët i shënuan Silva, Aguero dhe dy nga Gundogan. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar paralelisht, Juventus dhe Tottenham luajtën 2-2 në Torino, rezultat që favorizon anglezët. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë