Loading…
Dy shqiptarë të rinj titullarë në triumfin e Cyrihut në Zvicër
  • 27/05/2018 | 23:52

...

Cyrihu ka triumfuar në Kupën e Zvicrës duke mposhtur në finale kampionin e sivjetmë, Young Boys, me rezultat 2-1.

Mbrojtësi 21 vjeç, Mirlind Kryeziu, luajti titullar për Cyrihun, ashtu sikurse edhe mesfushori 19 vjeç Toni Domgjoni.

Frey kaloi në epërsi Cyrihun në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë trajneri e nxori nga loja Domgjonin dhe në vend të tij u fut Sarr. Ky u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, për 20 minuta dhe ekipi mbeti me një lojtar më pak.

Mirëpo, Marchesano në minutën e 74’ët e shtoi epërsinë e Cyrihut ndërsa Young Boys deri në fund arriti vetëm të ngushtonte epërsinë me golin e Miralem Sulejmanit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë