Loading…
Dy shqiptaret që garojnë kundër njëra-tjetrës
  • 17/07/2018 | 15:43

...

Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtare mjaftë të dashura për publikun kudo në botë, e sidomos në vendin tonë pasi që ato po na bëjnë krenare çdo ditë me suksesin e padiskutueshëm që kanë arritur, transmeton gazetametro.net


Shumë herë është raportuar se dy yjet e muzikes me prejardhje nga Kosova, nuk i kanë raportet e mira mes vete. E këto raporte do të vihen sërish në provë me 20 gusht në ditën kur do të ndahen çmimet VMA, pasi që dy këngëtaret janë të nominuara në të njejtën kategori.

Dua dhe Rita janë të nominuara në kategorinë ‘Best Dance’ dhe janë kundërshtare me njëra tjetrën.

Dua me “One Kiss” në bashkpunim me Calvin Harris do të garojë kundër Ritës me këngën “Lonely Together” e cila është në bashkëpunim me producentin tashmë të ndjerë Avicii.

Dua gjithësej është nominuar në tri kategori ndërsa Rita në dy.

Kujtojmë se Rita ka mbajtur një koncert në Kosovë për 10 vjetorin e pavarësisë, ndërsa Dua pritet të përformojë me 11 gusht në festivalin më të madh në vendin tonë, Sunny Hill Festival. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë