Loading…
Dy top-formacionet e Barçës, me objektiv fiks: Fitimin e Champions’it |VIDEO
  • 10/08/2018 | 14:00

...

Skuadra (përbërja) e Barcelonës për sezonin e ri futbollistik duket shumë e mirë. Trajneri Ernesto Vallverde ka në dispozicion elementë me shumë kualitet në rolë të ndryshme, teksa loja e katalanasve do të vijojë të ketë si pikë referimi Leo Messin.


Kuptohet, mbetet ende për t’u mbushur boshllëku që ka lënë në “kullën e regjisë” largimi i Andres Iniesta, por me ardhjen e Arturo Vidal do të ketë më shumë muskuj dhe energji ky repart.

Spanjollja “AS” ka formuluar përmes kësaj videoje dy top-formacionet blaugrana, të cilët kanë në horizont vetëm një objektiv fiks: të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë