Loading…
Dy trena përplasen pranë Dusseldorfit në Gjermani
  • 05/12/2017 | 20:59

...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin Meerbusch të Gjermanisë, ku dy trena – njëri me pasagjerë e tjetri tren mallrash – janë përplasur duke shkaktuar lëndimin e dhjetëra njerëzve dhe dëm të madh material, transmeton Gazeta Metro.


Policia gjermane e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë momentalisht nuk ka viktima në jetën e njerëzve, përveç numrit të madh të të lënduarve, që janë rreth 50.

Ekipet emergjente tashmë janë duke punuar që të lënduarit të marrin trajtim mjekësor, kurse bëhet e ditur që ka edhe persona të tjerë të ngujuar brenda trenit, për të cilët po punohet që të nxirren prej aty. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë