Loading…
Dyftyrësia e Presidentit të Bankës Botërore: Ishte kundër projektit ‘Kosova e Re’, tash jep dorëheqje për t’iu bashkuar kompanisë pro qymyrit
  • 10/01/2019 | 16:48

...

Shefi i Bankës Botërore (BB) që u tërhoq nga një projket për energji qymyri në vend si ‘Kosova e Re’, dje u punësua në një korporatë ndërkombëtare që është investitor i projekteve të qymyrit në tri kontinete të botës. Kjo është dyftyrësia e Jim Yong Kim, shefit të dorëhequr të BB’së, transmeton Gazeta Metro.


Edhe pse ishte shquar si person në përkrahje të zhvillimit të projekteve të energjisë së ripërtrishme, Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti për t’iu bashkuar një kompanie private që përkrahë projekte qymyri dhe organizatës që kishte themeluar kohë më parë, ani pse i njejti kishte deklaruar se Banka që ai përfaqëson nuk përkrahë projekte të qymyrit dhe rrjedhimisht edhe projektin e Kosovës së Re.

Kim i është bashkuar Global Infrastructure Partners, një firme private që për fokus ka nxitjen e investimeve në infrastrukturë në vendet në zhvillim. Në uebfaqe të kësaj kompanie, në listën e projekteve të energjisë janë të listuara edhe projekte të prodhimit të energjisë nga qymyri.

Kristalina Georgieva me shtetësi Bullgare, aktualisht Kryeshefe Ekzekutive, do të jetë Presidente e përkohshme e Bankës Botërore duke filluar nga data 1 shkurt 2019.

Në Shtator të vitit të kaluar Kim kishte deklaruar se Banka Botërore ka marrë vendim për të mos përkrahur më projekte të qymyrit në Ballkan, duke përfshirë edhe termocentralin Kosova e Re në Kosovë.

Janë bërë më shumë se dhjetë vite prej se Kosova kishte filluar procedurat për ndërtimin e termocentralit të ri dhe pas një dekade përshtatjeje me rregullat e Bankës Botërore, e njejta ka dështuar të marrë pëlqimin për ndërtimin e tij.

Një dekadë humbje prej rreth 415 milion dollarësh në vit, që në total i bie më shumë se 4 miliardë dollarë, nuk do të ndodhnin sikur termocentrali i ri në Kosovë të ndërtohej në vitin 2008/09.

Sipas mediumit prestigjioz Reuters, dorëheqja e Jim Yong Kim ka ardhur pas presionit të ushtruar nga Presidenti Amerikan Donald Trump dhe nga administrata e tij, për shkak të kundërshtimit të projekteve të qymyrit dhe të zhvillimit të kapaciteve të gjenerimit me bazë linjiti dhe qymyri nga Banka Botërore.

Reuters gjithashtu raporton se Trump mund të ndikojë fuqishëm në përzgjedhjen e pasardhësit të Kim, pasi që SHBA-të kanë fuqi kontrolluese të votave në Bankën Botërore.

Edhe në vitin 2013 Banka Botërore kishte rishikuar politikat e saj të huazimit për të përjashtuar projektet e reja të qymyrit, përveç në “rrethana të jashtëzakonshme’. Kosova e Re ka qenë projekti i vetëm i qymyrit për të cilin banka ka e konsideruar mbështetjen. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë