Loading…
Dyshemetë në Klinikën e Mushkërive me gropa, pluhur dhe çimento
  • 13/10/2017 | 11:15

...

Gjendja e disa prej klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nuk të ngjan në një institucion shëndetësor, ku pacientët mund të llogarisin në kurimin e sëmundjeve që kanë, por në një hapësirë të braktisur që nuk mirëmbahet.


Në Kilinikën Mushkërive të QKUK-së, përveç mungesës së kujdesit të duhur nga personeli mjekësor, edhe gjendja fizike në dhomat e kësaj klinike ka degraduar deri në atë masë sa që paraqet rrezik për pacientët.

Dhomat e kësaj klinike të stërmbushura me pacientë që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive, ndodhen në një gjendje fizike jashtë çdo standardi që kërkojnë hapësirat shëndetësore, e veçanërisht ato të sëmundjeve të mushkërive.

Dyshemeja në disa prej dhomave është demoluar në masën sa krijon pluhur çimento, që nuk mundëson mbajtjen e higjienës në nivelin e duhur, si kusht elementar, ndërsa po paraqet edhe pengesë fizike për punë.

Njëri nga familjarët e një pacienti që kujdesej për të, i ka thënë KosovaOnline se gjatë kohës sa ishte në dhomë një infermiere ishte penguar në dyshemenë e prishur dhe gati ra mbi pacientët me pajisjet që kishte në dorë, por për fat arriti të mbahej në shtrat.

Asnjë nga stafi i kësaj klinike nuk i ishte përgjigjur interesimit të këtij familjari nëse në këto kushte duhet të hospitalizohen pacientët që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive.

Dy ditë më parë Drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Ai ishte në fokus të kritikave për menaxhim të keq të QKUK-së.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë