Loading…
Dyshohet se po shkaktojnë kancer, vendet e Evropës do votojnë për t’u kufizuar përdorimi i bojrave për tatuazhe
  • 08/08/2018 | 20:33

...

Vendet e Bashkimit Evropian do të votojnë nëse duan të ndalojnë përdorimin e disa bojërave për tatuazhe, pasi që dyshohet se ato shkaktojnë kancer, transmeton gazetametro.net


Frika se këto bojëra të tatuazheve mund të shkaktojnë kancer ka ardhur nga një njoftim nga Brussel’I dhe u raportua gjatë mbrëmjes së kaluar.

Një plan për të kufizuar përdorimin e 4000 bojërave do të hidhet në votim nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian diku rreth mesit të vitit të ardhshëm.

Vendi i cili nuk do të votojë për këtë është Britania e Madhe, kjo pasi që ajo pritet të mos jetë pjesë e Bashkimit Evropian që nga marsi i vitit 2019.

Çështja është diskutuar edhe nga Agjencia Evropiane e Kimikateve (ECHA), sipas The Guardian.

“Komisioni ka tre muaj kohë për të përgaditur një dokument rreth vendimit për anëtarët e Bashkimit Evropian që të votojnë”, ka thëën Mark Blainey, përfaqësues i ECHA’s.

Ndonëse ende nuk është zbulur ndonjë lidhje mes zhvillimit të kancerit dhe tatuazheve, por ky raport ka vërejtur se ka një lidhje mes dermatit dhe bojës së kuqe, për shkak të përmbajtjes së lartë të sulfurit të merkurit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë